LDK-ja të dielën nominon kandidatin për kryeministër
22 nëntor 2025
| 22:25
Lidhja Demokratike e Kosovës të dielën pritet të caktojë kandidatin për kryeministër për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
LDK-ja këtë e ka konfirmuar në thirrjen e mbledhjes së Kryesisë së saj që do të nisë nga ora 15:00.
Si pikë e dytë e rendit të ditës është edhe nominimi i kandidatit të LDK-së për kryeministër.
Për zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti, LDK-ja kishte Lumir Abdixhikun kandidat për kryeministër.




