LDK-ja thotë se ia ka paraqitur ofertën LV-së për bashkëqeverisje

09 janar 2020 | 19:39

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar përmes një njoftimi për media në lidhje me ecurinë e takimit të së enjtes me Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas kësaj partie, të gjitha supozimet dhe hipotezat që po qarkullojnë sonte nëpër medie rreth diskutimeve të sotme në mes të LDK-së dhe LV-së janë të pavërteta.

“Të gjitha supozimet dhe hipotezat që po qarkullojnë sonte nëpër medie rreth diskutimeve të sotme në mes të LDK dhe LV janë të pavërteta. LDK, në mirëbesim dhe me vullnet për të arritur marrëveshje, i ka paraqitur ofertën LV-së për bashkëqeverisje”, është thënë në njoftimin e LDK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Prof. Ass. Dr.…