LDK-ja zyrtarizon nesër kandidatin për kryetar të Podujevës

02 korrik 2025 | 14:11

Lidhja Demokratike e Kosovës do ta zyrtarizon nesër (e enjte) kandidatin për kryetar të Komunës së Podujevës. Ceremonia do të mbahet në orën 19:00.

“Ky është një hap i rëndësishëm që shënon fillimin e një etape të re për qytetin tonë, për vlerat që ne përfaqësojmë dhe për të ardhmen që e ëndërrojmë së bashku. Në këtë moment vendimtar, secili prej jush ka një rol të papërsëritshëm për të mbështetur dhe për t’u bashkuar në këtë rrugëtim”, thuhet në njoftim.

Kandidat i kësaj partie për këtë komunë pritet të jetë deputeti Ekrem Hyseni, i cili e drejton Degën e LDK-së në Podujevë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e…