
LDK: Konstituimi i Kuvendit shumë larg, jemi më afër zgjedhjeve
24 gusht 2025
| 21:26
Deputetja e betuar e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se Kosova është më afër zgjedhjeve parlamentare, sesa konstituimit të Kuvendit.
Kështu deklaroi ajo në emisionin “Info Magazine”, teksa po diskutonte për dështimin e sotëm të seancës konstitutive, dhe propozimin e emrave të rinj nga VV-ja për kryetar të Kuvendit.
“Momentalisht Vetëvendosje nuk po do që ta konstituojë Kuvendin, madje duke i propozuar emrat e tillë polarizues që gjatë qeverisjes së kaluar kanë pasur rol të theksuar për polarizimin e qytetarëve dhe linçim të partive të tjera, ne mendojmë që konstituimi i Kuvendit është shumë larg, dhe jemi më afër zgjedhjeve”, u shpreh deputetja.