LDK mban takim me strukturat në Ferizaj, Abdixhiku: Fitoret ndërtohen me njerëz që besojnë dhe nuk dorëzohen

16 maj 2026 | 19:14

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me Vjosa Osmanin kanë mbajtur takim me strukturat e kësaj partie në Ferizaj.

Abdixhiku tha se me entuziazëm, vullnet e energji të mirë, folën për organizimin, angazhimin dhe punën që kanë para.

Ai potencoi se fitoret ndërtohen me njerëz që besojnë, punojnë dhe që nuk dorëzohen.

“Sepse fitoret ndërtohen me njerëz që besojnë, me njerëz që punojnë dhe me njerëz që nuk dorëzohen.Bashkimi ynë, ndoshta më së shumti, është ndjerë pikërisht në këtë qytet. Ferizaj ka ditur gjithmonë ta kthejë besimin në forcë, e forcën në rezultat. Tash, me zemër e angazhim, ecim përpara bashkë” shkruan Abdixhiku.

Postimi i plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga…