
LDK mban tubim masiv në Ferizaj, Abdixhiku: Populli po flet, mbështetja për LDK-në vetëm rritet
27 janar 2025
| 20:23
Pas atij në Pejë, Lidhja Demokratike e Kosovës po mban tubim masiv edhe në Ferizaj.
Në fjalimin e tij para mijëra pjesëmarrësve, kandidati për kryeministër i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, e përshkroi si “ndjenjë e kënaqësi e veçantë”, përgjigjen e qytetarëve ndaj “thirrjes për ndryshim”.
Abdixhiku tha se “sa më të bashkuar kundërshtarët urrejtës”, mbështetja popullore për LDK-në bëhet më e madhe.
“Sa më të bashkuar kundërshtarët urrejtës tanë, sa më të përafërt anti-rugovistët, aq më e madhe mbështetja popullore ndaj LDK-së. Sepse populli po flet.” – tha ai.