LDK njofton për Kuvendin e nesërm, fjala e Abdixhikut do të jetë publike

30 janar 2026 | 15:15

Lidhja Demokratike e Kosovës nesër do të mbajë Kuvendin e punës nga ora 12:00.

Në njoftimin e kësaj partie thuhet se mediat mund të qëndrojnë brenda sallës derisa kryetari Lumir Abdixhiku do të mbajë fjalën dhe pastaj punimet do të mbyllen për media. “Ju njoftojmë që nesër (e shtunë), datë 31 janar 2026 Lidhja Demokratike e Kosovës mban Kuvendin e punës. Kuvendi fillon punimet nga ora 12:00. Mediet ftohen të përcjellin fjalën e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Lumir Abdixhiku pastaj do të lirojnë sallën, ndërsa pas Kuvendit do të ketë deklarim”. Në këtë Kuvend, Abdixhiku ka kërkuar votëbesim pas rezultatit të dobët që mori partia në zgjedhjet e fundit.

Ndërkaq, nënkryetari Avdullah Hoti, ka bërë publike se pas dorëheqjes së Abdixhikut, në  Kuvendin e nesërm do të kërkojë besimin e delegatëve për t’i prirë LDK’së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rike Roci ka zgjedhur të ndajë me publikun një moment…