LDK po shqyrton mundësinë që Vjosa Osmani të jetë bartëse e listës nëse shkojmë në zgjedhje
LDK po shqyrton Vjosa Osmanin si bartëse në zgjedhje të mundshme, kështu bëjnë të ditur burimet e GazetaBlic.
Burime të afërta me LDK-në bëjnë me dije se partia po zhvillon bisedime me Vjosa Osmanin lidhur me një rol të mundshëm udhëheqës në zgjedhjet e ardhshme.
Këto negociata tregojnë përpjekjet e partisë për të siguruar një figurë të fuqishme për të përballuar sfidat elektorale dhe për të rritur shanset për një rezultat pozitiv.
“Në këtë fazë nuk kemi qëndrime refuzuese ndaj askujt, e aq më pak ndaj Vjosa Osmanit. Nuk është kërkuar vota për Vjosa Osmanin, prandaj s’mund të flas”, deklaroi Abdixhiku.
Ai sqaroi se LDK-ja nuk ka marrë asnjë kërkesë zyrtare për nënshkrime.
“Ne nuk kemi pasur refuzim asnjëherë. Por askush s’ka ardhur me 15 nënshkrime që t’i kërkojë edhe 15 të LDK-së”, tha ai.
Sipas tij, kandidati për president duhet të jetë produkt konsensusi dhe jo gare partiake.
“Për garë LDK nuk beson se ka zgjidhje. Është procedurë e parapërcaktuar për të dështuar. Konsensusi bën president. Presidenti s’duhet të jetë vazhdimësi e qeverisë, por kundërbalancë”, u shpreh Abdixhiku.



