LDK prish zyrtarisht koalicionin me VV-në në Mitrovicën e Jugut pas tensioneve të fundit

02 shkurt 2026 | 23:31

LDK ka prishur zyrtarisht koalicionin me VV-në në Mitrovicën e Jugut pas mbledhjes së kryesisë së degës së saj me 22 anëtarë.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vendosur të prishë koalicionin qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje (VV) në Komunën e Mitrovicës së Jugut. Ky vendim u mor në mbledhjen e kryesisë së degës së LDK-së në Mitrovicë, ku shumica e anëtarëve votuan pro prishjes së koalicionit.

Arsyeja kryesore për këtë vendim është emërimi i drejtorëve të rinj nga kryetari Faton Peci pa konsultim me partnerin e koalicionit, duke thyer marrëveshjen paraprake të bashkëqeverisjes. Në këtë marrëveshje ishte përfshirë edhe zgjedhja e Safet Kamberit si kryesues i Kuvendit Komunal, por tensionet e fundit kanë çuar në përfundimin e bashkëpunimit mes dy partive në këtë komunë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se blloku A5 i…