
LDK sot zyrtarizon kandidatët për kryetarë të komunave
10 korrik 2025
| 08:23
Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë mbledhje të kryesisë.
Në këtë mbledhje do të zyrtarizohen kandidatët për kryetarë të komunave. Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor.