LDK thërret mbledhje të Kryesisë të enjten, pritet zyrtarizimi i kandidatëve për zgjedhjet lokale

08 korrik 2025 | 14:34

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thirrur për të enjten një mbledhje të Kryesisë së partisë, ku pritet të zyrtarizohen kandidatët për kryetarë të komunave në kuadër të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Sipas rendit të ditës, të cilin e ka siguruar televizioni Dukagjini, mbledhja do të mbahet nga ora 16:00.

Deri më tani, LDK ka shpallur zyrtarisht kandidatët e saj në disa komuna, përfshirë Gjilanin, Podujevën, Lipjanin, Vitinë, Vushtrrin dhe të tjera.

Pritet që në mbledhjen e së enjtes të përmbyllet lista e plotë me emrat që do të garojnë nën siglën e kësaj partie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nebahate Krasniqi shpall te pavlefshme diplomen e shkolles se lart…