Le Drian, zyrtari i parë i huaj që viziton Italinë pas pandemisë

03 qershor 2020 | 13:26

Pas plot 3 muaj nga regjimi i lockdoën dhe në ditën kur Italia hap kufijtë e brendshëm e të jashtëm, ka arritur për një vizitë zyrtare në Romë, ministri i Jashtëm francez, Jean Yvres Le Drian.

Kreu i diplomacisë franceze, është i pari përfaqësues i një shteti të huaj që viziton Italinë e gjunjëzuar për javë të tëra nga pandemia.

E është ky një gjest i fortë simbolik, e një sinjal i një vëmendje të veçantë që qeveria franceze tregon ndaj Italisë.

Kryediplomati francez do të takohet me homolgun e tij Luigi Di Maio në selinë e Ministrisë së Jashtme italiane.

Në qendër të agjendës do të jenë temat më të rëndësishme të politikës së jashtme si Libia e roli i Evropës në krizën libiane, Siria, Irak, Iran.

Dy krerët e diplomacisë priten të diskutojnë dhe mbi çështjen e turizmit.

Franca ndryshe nga disa vende të tjera të Evropës, nuk ka mbyllur kufijtë me Italinë as gjatë javëve të izolimit.

Gjatë qëndrimit të tij në Romë Le Drian do të vizitojë selinë e Drejtorisë së Mbrojtjes Civile në Romë, e do të takohet me Komisionerin e jashtëzakonshëm italian për të përballuar emergjencën Covid si dhe Drejtorin e Institutit të Shëndetit Publik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës ka votuar kabinetin qeveritar, i…