Le Maire: Protestat, katastrofë për ekonominë e Francës

09 dhjetor 2018 | 17:42

Protestat e “xhaketave të verdha” janë “katastrofë” për ekonominë franceze, ka thënë ministri i Financave së Francës.

Ministri i Financave, Bruno Le Maire e ka quajtur situatën si “krizë” edhe për shoqërinë, por edhe për demokracinë.

“Është një katastrofë për tregtinë, një katastrofë për ekonominë tonë”, ka thënë ai, teksa po vizitonte dyqanet e dëmtuara gjatë protestave në Paris.

Për katër javë rresht, Franca është përballur me protesta kundër rritjes së çmimit të karburanteve, rritjen e çmimit të jetesës dhe çështje të tjera.

Disa vende turistike, përfshirë Kullën Eiffel dhe Muzeu i Luvrit u mbyllën për shkak të protestave gjatë kësaj fundjave.

Rreth 125 mijë persona protestuan të shtunën në Francë dhe mbi 1700 persona janë arrestuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja FOL me mbështetjen e USAID-it Komuna Transparente, Efektive dhe…