Lea Sylejmani ftohet nga Shqipëria

15 prill 2025 | 14:52

Portierja Lea Sylejmani ka marrë ftesë nga Federata Shqiptare e Futbollit për grumbullimin e radhës të ekipit kombëtar të vajzave nën 19-vjeç. Lajmin e ka bërë të ditur skuadra e 2 Korrikut nga Prishtina.

Klubi kryeqytetas vlerëson se kjo ftesë ka ardhur pas punës së madhe që ka bërë talentja 16-vjeçare.

“FC 2 Korriku me krenari njofton se portierja 16-vjeçare, Lea Sylejmani, ka marrë ftesë nga Federata Shqiptare e Futbollit për grumbullimin e radhës të ekipit kombëtar të vajzave nën 19-vjeç. Kjo ftesë, që është akt vlerësimi e mirënjohjeje për punën e talentes tonë, është një nga momentet që do të hyjë në historinë e klubit tonë, si një nga gjërat më të ndritura dhe të suksesshme. Me kënaqësi dhe krenari, FC 2 Korriku konfirmon se Lea Sylejmani do të lirohet në datat e caktuara nga ekipi kombëtar, dhe do të marrë pjesë në grumbullim, për çka i urojmë shëndet dhe suksese bashkë me të gjitha vajzat tjera që do ta përfaqësojnë kombëtaren shqiptare”, thuhet në njoftimin e 2 Korrikut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…