Leao: Nuk jemi të kënaqur me rezultatin ndaj Dortmundit, vetëm për fitore kundër PSG-së

05 tetor 2023 | 11:49

AC Milani luajti sërish baras në Ligën e Kampionëve dhe ishte ndeshja e katërt pa shënuar gol. Rafael Leao ka thënë se kuqezinjtë luajtën mirë dhe se e kanë merituar të shënon fitore ndaj Borussia Dortmundit.

“Nuk jemi aspak të kënaqur me këtë lloj rezultati. Edhe kundër Newcastel e patëm kontrolluar ndeshjen dhe krijuam shumë raste, por përsëri nuk arritëm të shënonim. Edhe me Dortmundin e njëjta gjë, pavarësisht se luajtëm mirë në një fushë ku shumë skuadra vuajnë. Për aq sa treguam në fushë mendoj se meritonim të dilnim nga Dortmundi me tri pikë. Në Ligën e Kampionëve gjërat ndërlikohen shumë shpejt kur as shënon e as fiton. Mendoj se bëmë një ndeshje cilësore dhe jam i lumtur për paraqitjen e skuadrës. E vetmja gjë që më lë të zhgënjyer është rezultati”, ka thënë Leao.

“Ndaj PSG-së na duhet fitorja. E dimë fort mirë se jemi në një grup të vështirë, por në Paris do të shkojmë vetëm për të fituar. I respektojmë rivalët tanë sigurisht, edhe sepse kanë lojtarë cilësorë, por ne kemi objektiv të kalojmë grupin dhe duam të bëjmë gjithçka për t’ia dalë mbanë”, ka deklaruar Leao.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, ka vazhduar…