LeBron bën ligjin në Cleveland, Duranti magjik për Brooklynin  

22 mars 2022 | 13:12

Pavarësisht humbjes me rezultat 113-106 në fushën e Philadelphias, Miami është skuadra e parë e kualifikuar në fazën “play-off” në Konferencën e Lindjes.

Një ndeshje me rivalitet, ku për vendasit u dallua Maxey me 27 pikë. Fiton edhe skuadra e Lakersave, që mposhti Cleveland me rezultat 131-120. LeBron James realizoi një “triple double”, me 38 pikë, 11 rebound dhe 12 asistime.

Pavarësisht mungesave të shumta, ekipi i Brooklyn fitoi me shifrat 114-106 ndaj Utah Jazz. Për miqtë u dallua Mitchell me 30 pikë, por që s’mjaftuan, ndërsa për Nets shkëlqeu Kevin Durant me 37 pikë. Skuadra e Chicagos, falë 52 pikëve të dyshes DeRozanLaVine, mundi me rezultat 113-99 Toronton, ndërsa Dallasi fitoi me rezultat 110-108 ndaj Minnesota (Powell 22 pikë).

Rezultatet

Charlotte – New Orleans    106-103
Cleveland – Lakers              120-131
Detroit – Portland                115-119
Brooklyn – Utah Jazz          114-106
Philadelphia – Miami          113-106
Chicago – Toronto               113-99
Houston – Washington      115-97
Oklahoma – Boston             123-132
Dallas – Minnesota              110-108

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i shkarkuar i  Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, ka…