LeBron: Do të jetë një sezon argëtues

03 gusht 2018 | 13:57

LeBron Jamesi beson se kalimi i tij te Lakersi është një gjë e mirë për basketbollin dhe NBA-në, pasi do të luajë tek një prej skuadrave legjendare të këtij sporti, me shpresën që kalifornianët të duelojnë sa më shpejt për titullin.

“Ideja për të ndihmuar një ekip të tillë është një stimul i madh për mua, që më shtyu ta bëj këtë hap. Lakersi nuk luan në “play-off” prej disa sezonesh, por po flasim për një nga ekipet më të mëdha dhe të rëndësishme në NBA. Të jesh pjesë e këtij ekipi ka qenë vendimi më i mirë që kam marrë për të ardhmen time dhe të familjes”, ka thënë LeBron. Duke folur për skuadrën e re, stafin e lojtarët, Jamesi mendon se së bashku do të krijojnë një miks fantastik, ku përvoja e tij do të ndërthuret me energjinë e të rinjve.

“Drejtuesit e Lakersit vendosën të afrojnë lojtarë që e duan basketbollin, lojtarë si Rondo, Stephenson, Beasley e McGee, që jetojnë për basketbollin dhe që gjërat e tjera i kanë në plan të dytë. Ndërkohë që janë mjaft të rinj që duan të shpërthejnë dhe do t’i ndihmoj. Ky ka për të qenë një sezon argëtues për ne dhe jo një vit ku do të rindërtojmë nga e para ekipin. Kemi shansin të realizojmë diçka të jashtëzakonshme”, ka deklaruar LeBroni.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drita është eliminuar nga Liga e Evropës, pasi nuk arriti…