LeBron: Dy skuadra të NFL-së më ofruan mundësinë të luaja për to

30 shtator 2021 | 11:26

Basketbollisti LeBron James, gjatë konferencës për shtyp që zhvilloi para fillimit të fazës përgatitore me lakersat, ka rrëfyer se 10 vjet më parë ai mund të linte NBA-në për të luajtur në NFL (National Football League-Kampionatin Amerikan të Futbollit).

“King James” ka thënë se vitin 2011, kur NBA u ndal për disa muaj për shkak të mosmarrëveshjeve dhe sezoni nisi shumë vonë, dy skuadra “big” të NFL-së (regbija amerikane) i kanë ofruar kontratë për të luajtur me to. Bëhet fjalë për ekipet e Dallas Cowboys dhe Seatle Seahawks.

“Jerry Jones, pronar i Cowboys, më ofroi një kontratë. Të njëjtën gjë bëri edhe trajneri i Seahawks, Pete Carroll, që kontaktoi direkt me mua. Të jem i sinqertë, u mendova gjatë për këdo dy oferta, por u mendova edhe se si të kisha një kontratë më të mirë në NBA. Bëhet fjalë për 10 vjet më parë. Isha ende i ri”, ka deklaruar James.

“Reflektova gjatë. Këto dy skuadra më dërguan edhe fanellat e tyre me emrin tim sipër, që i kam ende në shtëpi. Asokohe doja të isha një protagonist i zonës së kuqe  në këto ekipe”, kujton LeBron James, që më pas firmosi me Miami Heat, ku edhe fitoi dy tituj kampionë në NBA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kumtesë e Konferencës shkencore e organizuar nga Instituti i Historisë…