LeBron: Është dëmtimi im i parë në gju në 22 vjet karrierë

09 maj 2025 | 11:15

Pas eliminimit nga Minnesota Timberwolves në play-off, Los Angeles Lakers po përballen me një tjetër shqetësim të madh: ‘ylli’ i skuadrës, LeBron James, ka pësuar një tërheqje të gradës së dytë në ligamentin anësor të gjurit. Në podkastin e tij “Mind the Game”, LeBron foli për këtë lëndim, i cili do të kërkojë kohë rikuperimi.

“Ky është dëmtimi im i parë në gju në 22 vitet e karrierës sime. Gjithmonë kam pasur inflamacion dhe probleme me gjurin, por kurrë më parë dhe nuk kam pësuar një dëmtim që të kërkojë pushim kaq të gjatë,” tregoi ai.

LeBron përshkroi momentin kur kuptoi se diçka nuk shkonte:

“Ndjeva gjurin të bllokohej dhe rrëshqita në dysheme, duke u përpjekur të relaksohesha. E dija menjëherë se ishte një dhimbje krejtësisht e re për mua.”

Eliminimi në play-off u kurorëzua me humbjen e serisë ndaj Timberwolves, por LeBron vlerësoi se edhe sikur Lakers të fitonin ndeshjen e pestë, ai vetë nuk do të kishte qenë në gjendje të luante në gjashtë e shtatë.

“Fatkeqësisht, edhe nëse do të fitonim ndeshjen e pestë, unë do të isha jashtë për ndeshjen e gjashtë e të shtatë, e ndoshta edhe më pas. Tani kam kohë për t’u rikuperuar dhe për t’u rikthyer sërish në formën më të mirë.”

Me këtë dëmtim, për Lakers nis një fazë rikuperimi dhe riorganizimi për sezonin e ardhshëm, teksa për LeBron është momenti i domosdoshëm për t’u rikthyer me energji të freskët dhe për të arritur objektivat e skuadrës në vitet e fundit të karrierës së tij legjendare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka njoftuar…