LeBron, i lumtur te LA Lakers

03 gusht 2022 | 11:03

LeBron James ka ende edhe një vit kontratë me skuadrën e Lakersat dhe, sipas medieve amerikane, ai do ta respektojë atë. Madje “king James” është i lumtur në Los Anxhelos, ku do të vijojë të qëndrojë e të jetojë edhe më pas.

Sipas medieve, ai mund të largohet nga Lakersat vetëm në vitin 2024, kur djali i tij i madh Broony do të mund të zgjidhet në “draft” dhe të ketë mundësi të luajë në NBA. LeBron edhe verën e ardhshme mund të rinovojë për një vit kontratën me lakersat, duke qenë se ka të drejtën e opsionit të lojtarit.

Në rast se ndodh kjo, pas një viti, ai do të arkëtojë 46.7 milionë dollarë nga kontrata e re. Rregullat e reja të NBA-së nuk lejojnë lojtarët mbi 38 vjeç, moshë që mbush James në dhjetor, të firmosin kontrata më shumë se dyvjeçare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Robert Lewandowski e ka nisur këtë javë duke u kthyer…