LeBron: Kemi potencialin të rivalizojmë me çdo ekip

26 shtator 2018 | 13:09

LeBron James u dukë mjaft entuziast për aventurën e tij të re me Los Angeles Lakers. Ai që konsiderohet si basketbollisti më i mirë në ditët e sotme, ka premtuar se do të japë maksimumin e tij për ekipin e ri.

“Nuk ndiej asnjë presion. Zgjedhja ime u bë duke u bazuar fillimisht te familja ime, prandaj mendova për Lakersin. Jam një lojtar basketbolli. Kur jam duke bërë atë që di më mirë, të gjitha gjërat shkojnë siç duhet”, ka thënë LeBroni.

“Kemi një ekip shumë të mirë, lojtarë të cilët mund të bëjnë gjëra të ndryshme. Kur ta fillojmë stërvitjen, do të jetë si dita e parë e shkollës për mua. Do të mundohemi të rivalizojmë me çdo ekip, sepse kemi potencialin e duhur”, ka deklaruar ai. Pas disa vjetësh mungesë në “play-off”-in e tërheqjes të Kobe Bryantit, Lakersi do të hyjë në një epokë krejtësisht të re për ta, me legjendën e ekipit, Magic Johnson, në rolin e presidentit e LeBron James si lider i skuadrës.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drake i anuloi dy koncerte në Miami këtë fundjavë. Ai…