LeBron mesazh prekës për Kobe Bryant

29 dhjetor 2020 | 17:12

Viti 2020 që po mbyllet ishte sa pozitiv aq edhe i trishtë për basketbollistin LeBron James. Ai triumfoi me Lakers, duke u shpallur kampion në NBA për të katërtën herë në karrierën e tij. Gjithsesi, ai nuk harron 26 janarin, kur erdhi lajmi i kobshëm për vdekjen e Kobe Bryant.

Për këtë arsye, në unazën e kampionit që mori pak ditë më parë, kur nisi sezoni 2020-2021, ai kishte vendosur numër 24 në të. Ky është numri që Kobe Bryant mbante në shpinë kur luante me Lakers.

Në këtë mënyrë, James ka kujtuar e nderuar mikun e tij, duke postuar edhe një foto në “Instagram”. “Kjo është ajo që ndjeva kur vendosa unazën në gisht. Të dua dhe më mungon shumë vëllai im”, shkruan LeBron James.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Serie A, Milani, e dëshiron yllin e Crystal…