LeBron vazhdon kontratën me LA Lakers

03 dhjetor 2020 | 14:56

Një nga yjet më të mëdhenj në NBA, LeBron James, ka zgjatur kontratën me Los Angeles Lakers, edhe për dy vite.

James, i cili do të festojë ditëlindjen e tij të 36-të në fund të muajit, do të qëndrojë te Lakers deri në fund të sezonit 2022/2023, i cili do të jetë edhe sezoni i 20-të i tij në NBA. Lakersat sezonin e fundit fituan titullin e NBA, dhe James ishte një nga meritorët për këtë sukses.

Në të kaluarën, James kishte fituar dy tituj te Miami dhe një te Clevelend. Lakers edhe në sezonin e ri do të jetë favorit për titull, sidomos pas përforcimeve me Montrezl Harrell, Dennis Schroder dhe Marc Gasol.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Italia bllokon hyrjet nga jashtë dhe mes rajoneve për sezonin…