LeBron, vendimtar në fitoren e Lakersave  

13 mars 2019 | 12:50

Lakers rikthehen te fitorja në kampionat pas pesë humbjesh radhazi, duke mundur 123-107 Chicagon. Fitorja e ekipit kalifornian u vendos në periodën e fundit, me të zakonshmin LeBron James që ishte lider në fushë, ai realizoi 36 pikë e 10 rebound, mbështetur edhe nga Kuzma me 21 pikë.

San Antonio fitoi 112-105 ndaj Dallas në derbin teksan, një takim i dominuar dhe fituar me meritë nga Spurs, që patën epërsi gjatë gjithë kohës. Brunson me 34 pikë ishte shënuesi më i mirë për Dallasin, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. në kahun tjetër, DeRozan realizoi 33 pikë, mbështetur nga Aldridge me 28 pikë e White me 23. Portlandi befason Clippersat, duke fituar 125-104 në Los Angelos. Për Clippers shkëlqeu Harrell, autor i 22 pikëve e 11 rebound, por që mbetën për statistikë. McCollum, që realizoi 35 pikë, ishte lider për Portland, ndërsa Lillard e Nurkiq realizuan nga 20 pikë, raporton “Telesport”.

Milwaukee ruan kreun në Lindje, pas fitores 130-113 ndaj New Orleans, takim ku miqtë patën epërsi në fushë gjatë gjithë kohës. Giannis me 24 pikë dhe Middleton me 23 bënë diferencën në parket, duke i bërë të pavlefshme 23 pikët e Randle për vendasit. Fiton edhe skuadra e Denverit, që mundi 133-107 Minnesotan, takim ku diferencën në parket e bëri Murray me 30 pikë. Philadelphia, falë 26 pikëve të Simmons, mundi 106-99 Clevelandin.

Rezultatet

Indiana – New York                 103-98
Philadelphia – Cleveland        106-99
Chicago – Lakers                      107-123
Dallas – San Antonio               105-112
New Orleans – Milwaukee      113-130
Denver – Minnesota                133-107
Clippers – Portland                  104-125

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Republika e Kosovës është anëtarësuar si shtet anëtar në Unionin…