Lecce, gati ta shesë Ramadanin

02 korrik 2025 | 13:35

Mesfushori Ylber Ramadani mund të largohet këtë verë nga skuadra e Lecces, nëse e kërkon një gjë të tillë. Kështu, ka insistuar drejtori i ekipit italian, Panteleo Corvino që ishte i pranishëm në konferencën për shtyp gjatë prezantimit të trajnerit të ri, Eusebio Di Francesco.

Drejtori Corvino ka thënë se nëse disa prej lojtarëve kryesor, në mesin e tyre edhe Ramadani, do ta kërkojnë largimin, atëherë nuk do ti pengojnë. Madje, sipas tij, ky sezon ka qenë cikli i fundit për shumë lojtarë tek Lecce dhe për këtë arsye klubi do të dëgjojë të gjitha kërkesat e atyre që duan të largohen. Së fundmi, Ramadani ka marrë një ofertë nga klubi saudit, Al-Ain, që i ka ofruar kontratë trevjeçare me pagë vjetore mbi një milionë euro.

29-vjeçari ka kontratë me Leccen deri në verën e ardhshme, ndërsa kartonin e tij te skuadra italiane e vlerësojnë prej 7 deri në 10 milionë euro. Në 29 ndeshje të luajtura sezonin e fundit në Serie A, Ramadani ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 1 asistim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i shoqëruar…