Leci lajmëron: Ka mundësi që Zhegrova mos të vijë fare në Kombëtare

19 shkurt 2024 | 08:33

Trajneri dhe analisti Liridon Leci ka deklaruar se ka mundësi që Edon Zhegrova nuk do të vijë te Kombëtarja e Kosovës.

Sipas tij, Edon Zhegrova ka refuzuar takimin me delegacionin e Federatës së Futbollit të Kosovës në Francë.

”Qofsha i gabuar, unë e di që kur delegacioni i Kosovës ka qenë në Francë e ka ftuar Zhegrovën në takim, nuk iu ka dalë. Kam informacione që ka mundësi Zhegrova mos të vijë fare në Kombëtare,” tha ai në emisionin ‘Dueli Sportiv’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Filmi Oppenheimer i ka rrëmbyer shumicën e çmimeve Bafta, duke…