
Leclerc: Ferrari është në rrugën e duhur
Piloti monegask i Ferrari, Charles Leclerc, është larguar nga Belgjika i kënaqur me përditësimet e bëra në makinën SF-25, të cilat i lejuan të merrte podiumin e tij të pestë të sezonit (u rendit i treti).
Megjithatë, makina McLaren është ende në një planet tjetër, me të dy pilotët e saj që zunë dy vendet e para.
“Max ishte prapa gjatë gjithë garës me një diferencë prej dy sekonash, kështu që nuk është kurrë e lehtë. E dija që xhiroja e parë do të ishte më e vështira sepse nuk kishim të njëjtën ngarkesë si McLaren ose Red Bull, por për fat të mirë pista u tha mjaft shpejt dhe ritmi ishte i mirë”, ka thënë Leclerc. “Jam i lumtur që arritëm të mbanim vendin e tretë, sepse presioni në ato kushte është i lartë, dhe në një moment të caktuar i thashë Bryan të më linte rehat. Natyrisht, ai po përpiqej të më jepte sa më shumë informacion të ishte e mundur. Ndonjëherë është i dobishëm, por ndonjëherë jo”, ka shtuar ferraristi.
“Mendoj se është një fundjavë ku nuk kemi keqardhje, kështu që jam i lumtur. Duhet të jemi të kujdesshëm me pozitivitetin dhe të mos krijojmë pritje të rreme. Mendoj se jemi në rrugën e duhur, por gjithashtu mendoj se kemi ende shumë për të bërë për të kapur McLaren dhe Red Bull e Max. Po vazhdojmë të punojmë kështu dhe po bëjmë një punë të mirë”, ka deklaruar Leclerc