Leclerc: Ishim të shpejtë, problemi me motorin ndodhi atëherë kur nuk duhej

23 maj 2022 | 17:44

Pas pesë garash si protagonist, piloti monogask i Ferrarit, Charles Leclerc, detyrohet ta braktisë pistën me 0 pikë. Një rezultat zhgënjyes për pilotin e “kokëkuqes”, që ka lëshuar edhe kreun e renditjes botërore në Formula 1.

Në pistën spanjolle të Montmelo, makina Ferrari humbi fuqi dhe Leclerc u detyrua të tërhiqej.

“Ky ishte problemi ynë i parë serioz në këtë vit. Më vjen keq që ndodhi në një moment dhe garë ku po dominonim. Gjithçka po shkonte mirë, por ky është sporti ynë. Sezoni është ende i gjatë dhe shpresoj ta rikuperojmë në garën e radhës, që zhvillohet në shtëpinë time”, u shpreh Charles Leclerc. “Në Montmelo, pavarësisht asaj që ndodhi, ishim të shpejtë, si në prova ashtu dhe në garë. Edhe menaxhimi i gomave ishte i mirë, çka tregon se modifikimet e bëra ishin rezultative. Kisha dy gara që nuk ndihesha kaq komod, ndaj kam besim për garat e radhës. Do ta ekzaminojmë problemin e të shohim sfidën e radhës”, ka shtuar Leclerc.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA Për të vdekurit, fjalët më…