
Leclerc: McLaren i këtij sezoni si Red Bull i dy viteve më parë, po e shkatërron konkurrencën
Pushimet verore të Formula 1 tradicionalisht janë koha për të bërë një bilanc të gjysmës së parë të sezonit. Dhe gota e Ferrari është padyshim më shumë bosh se sa plot. Ekipi i Maranello është i dyti në kampionatin e konstruktorëve, siç ishte në vitin 2024, por me një diferencë e madhe pas McLaren.
“Kokëkuqja” nuk ka fituar një garë që nga tetori i vitit 2024 dhe padyshim shpreson ta fshijë atë zero bezdisëse sa më shpejt të jetë e mundur. Ai që ka folur për mediat është piloti monegask Charles Leclerc: “Do të thosha që Red Bull i vitit 2023 dhe McLaren i vitit 2025 janë në të njëjtin nivel”.
“Janë dy ekipe që po bëjnë gjithçka shumë mirë, pa asnjë pikë të dobët, të forta në të gjitha aspektet. Dallimi është se McLaren ka dy pilotë shumë të mirë, ndërsa Red Bull mbështetej kryesisht te Max Verstappen. Të dy kishin makinën më të shpejtë dhe nuk bëjnë gabime; janë gjithmonë aty. Të dy po e shkatërrojnë konkurrencën”, ka deklaruar Leclerc. Piloti e përshkroi SF-25, e cila po i shkakton kaq shumë probleme në këtë kampionat, si të qëndrueshme, por jo mjaftueshëm: “Na duhet më shumë për të fituar. Për të përfituar sa më shumë prej saj, më është dashur të zgjidhja konfigurime mjaft ekstreme. Jam i kënaqur me atë që kemi bërë deri më tani me këtë makinë, nuk mendoj se mund të kishim arritur më shumë”.
“Sa afër do t’i afrohemi McLaren do të varet nga niveli i performancës që mund të nxjerrim. Fatkeqësisht, ne jemi vazhdimisht në të njëjtën distancë nga McLaren. Duhet të bëjmë një hap përpara. Mendoj se vendi i dytë në kampionatin e konstruktorëve është një qëllim që mund ta synojmë”, ka përfunduar Leclerc.