Leclerc: Na ka pushtuar fati i keq, çdo gjë po shkon mbrapsht

03 prill 2023 | 14:23

Charles Leclerc, një vit më parë dominonte në botërorin e Formula 1, duke fituar dy nga tri garat e para sezonale. Këtë vit, asnjë fitore dhe dy tërheqje për pilotin monogask të Ferrari, duke qenë shumë larg kreut.

“Më vjen keq për aksidentin e së dielës, por janë gjëra që ndodhin në një garë. Nuk fajësoj askënd, ishte një aksident i zakonshëm gare. Keqardhja është e madhe, pasi nuk jemi aty ku dëshironim dhe ndihemi të zhgënjyer”, ka thënë Leclerc.

“Jam i mërzitur, pasi u bënë 3 gara radhazi ku çdo gjë shkon ters. Kemi probleme, penalitete, vështirësi dhe tani aksident. Sezoni është i gjatë, por kemi shumë pak pikë dhe duhet të rikuperojmë”, u shpreh Leclerc.

“Kemi 3 javë pushim deri në garën e radhës dhe shpresoj të gjejmë ritmin e duhur deri atëherë. Duhet të rikuperoj edhe ndaj Sainz, që gjithashtu ka pasur problemet e tij. Uroj që fati të kthejë kahe të na buzëqeshë”, ka deklaruar Leclerc.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën drejtimin e kryetarit Glauk Konjufca, Kryesia e Kuvendit të…