Leclerc: Synoj disa tituj me Ferrarin

18 maj 2023 | 11:06

Në moshën 25-vjeçare Charles Leclerc është në sezonin e tij të gjashtë në Formula 1, i pesti me Ferrari, ku ka arritur 5 fitore, 19 “pole position” dhe 25 podiume. Ai asnjëherë nuk ka mundur të duelojë për fitoren e titullit.

Në prag të garës së Imolas, që zhvillohet në shtëpinë e “kokëkuqes”, piloti monogask shpreh optimizëm.

“Këtë sezon dallimi me Red Bullin është më e madhe nga sa imagjinonim. Për këtë arsye jemi duke punuar shumë. Unë shpresoj të qëndroj sa më gjatë në Maranello. Unë jam i kënaqur këtu, pasi ka qenë gjithnjë ëndrra ime të jem një pilot i Ferrarit”, u shpreh Leclerc.

“Një nga ëndrrat e mia ka qenë të isha në Formula 1 e të pilotoja një Ferrari dhe e realizova këtë ëndërr. Por, nuk ndalem këtu, pasi dua të fitoj një titull. Madje disa të tillë nëse është e mundur. Dhe do të bëj maksimumin deri në fund të karrierës sime për ta realizuar këtë gjë”, ka thënë Leclerc.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë ka zhvilluar një bisedë…