Ledri Vula drejt tregut muzikor ndërkombëtar?

14 tetor 2018 | 16:10

Gashi është reper me origjinë shqiptare, por karrierën e tij e ka zhvilluar në Amerikë.

Ai ka njoftuar me një postim në llogarinë e vet në “Instagram” se ka realizuar një projekt muzikor në duet me Ledri Vulën.

Në postimin e tij, ai ka shkruar “That’s mine” dhe dëgjohen disa momente ku këndon shqip. Ende nuk dihet se kur do publikohet.

Ndonëse Ledri ka thënë nuk ka qëllim të hyjë në tregun ndërkombëtar, ai ka filluar të bëjë duete me artistë tepër të njohur.

Kujtojmë se projekti i fundit i Ledrit ishte me dy këngëtarë që janë të suksesshëm në Gjermani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri opozitar rus, Alexei Navalny është liruar të dielën pas…