
Leeds dhe Burnley rikthehen në Premier Ligë
22 prill 2025
| 15:40
Leeds United dhe Burnley kanë siguruar ngjitjen në Premier Ligë për sezonin e ardhshëm.
Dy ekipet kanë mbyllur llogaritë matematikisht dy javë para fundit në Championship. Leeds dhe Burnley fituan ndeshjet e tyre, ndërsa ndjekësit si për ironi të fatit humbën, duke bërë që distanca me dy vendet e para të jetë 8 pikë.
Leeds mban vendin e parë me 94 pikë, po aq sa edhe Burnley i vendit të dytë, ndërsa në vendin e tretë ndodhet Sheffield United me 86 pikë.
Tani gara do të jetë mes katërt ekipeve të tjera, që do e kërkojnë ngjitjen në elitën e futbollit anglez, nëpërmjet “play-off”-it. Aktualisht nga vendi i tretë në të gjashtin, renditen Sheffield, Sunderland, Bristol City dhe Coventry.