
Legjenda e Arsenalit me deklaratën interesante për koronavirusin
Legjenda e Arsenalit, Jens Lehman, ka bërë një reagim që ka ngjallur shumë komente në rrjetet sociale në orët e fundit.
Ish-portieri që ka bërë histori në futboll, ka dyshime mbi koronavirusin dhe mënyrën sesi bota po e përballon me masat më ekstreme. Në rrjetin e tij social “Twitter”, Lehman lë këtë mesazh: “Është e vështirë për ta besuar. Vdekjet janë më të ulëta në Evropë, krahasuar me të njëjtën datë deri në 8 mars 2020, duke u bazuar me një vit më parë. Në rregull, le të presim deri në fundin e javës për të dhëna të tjera. Po sikur të bëjmë më shumë dëme në mirëqenien e njerëzve duke mbyllur gjithçka? Është më mirë të qëndrosh në shtëpi, i karantinuar, kundrejt diçkaje që se kishim parashikuar më parë, të humbasim punën ose një biznes të suksesshëm? A do të sëmuren njerëzit më shumë nga problemet e mëdha financiare apo nga ky virus? Kush mi përgjigjet kësaj pyetje”, ishte teza e shtruar nga Lehman.