
Legjenda e Barcelonës: Messi mund të largohet në qershor
06 janar 2022
| 20:47
Lojtari legjendar i Barcelonës, Lobo Carrasco dhe bashkëpunëtor i rregullt i “El Chiringuito”, ka hedhur një bombë në programin MEGA.
“Nëse ai fiton, ai mund të qëndrojë edhe një vit. Nëse PSG-ja nuk fiton, Messi mund të largohet. Pesë muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë. Nëse ai nuk fiton Ligën e Kampionëve, mendoj se ai mund ta detyrojë largimin”, ka thënë ai.
Kjo nuk është hera e parë ku e ardhmja e Messit te PSG-ja vihet në dyshim pas vetëm një sezoni, pasi MLS është një destinacion që gjithmonë ka qenë tërheqës për argjentinasin.