Legjenda e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahu, me fjalë të mëdha për presidentin e FFK-së, Agim Ademi (video)

26 maj 2025 | 17:10

Atmosferë madhështore, emocione të forta dhe momente të paharrueshme karakterizuan festën e titullit kampion të FC Dritës.

Mes të ftuarve të shumtë, veçoi prania e ikonës së estradës shqiptare, Sabri Fejzullahu, i cili emocionoi të pranishmit me fjalët e tij plot vlerësim.

Në një moment të veçantë, këngëtari i mirënjohur u ndal edhe te kontributi i presidentit aktual të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Ai theksoi rolin e tij të jashtëzakonshëm gjatë viteve më të vështira të okupimit, kur futbolli kosovar mbijetoi falë përkushtimit të njerëzve të guximshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla,…