
Legjenda e United i kërkon klubit t’i japin një shans të dytë brazilianit Antony
Ish-portieri i Manchester United, Edwin van der Sar, ka sugjeruar që klubi duhet të rishqyrtojë vendimin për të larguar Antonyn dhe t’i japë një mundësi të dytë brazilianit.
Antony pati një gjysmë të dytë të shkëlqyer të sezonit të kaluar gjatë huazimit te Real Betis, ku kontribuoi me 14 gola në 26 paraqitje, duke tërhequr vëmendje të madhe në La Liga.
Pavarësisht formës së tij, spekulimet thonë se Manchester United ka prioritet shitjen e tij gjatë kësaj vere për të financuar blerje të reja. Por Van der Sar është kundër këtij vendimi.
“Fatmirësisht, nuk jam më në pozicion t’i them klubit me cilët lojtarë të firmosin, por ata janë në rrugën e duhur për të sjellë një sulmues më me përvojë dhe ndoshta edhe një tjetër”, u shpreh holandezi për The Sun.
Ai theksoi se Manchester United bëri disa lëvizje të mira në merkaton e janarit, dhe se klubi duhet t’i besojë trajnerit për vazhdimin e projektit.
Van der Sar gjithashtu komentoi të ardhmen e Garnachos, duke lënë të kuptohet se largimi i tij është i mundshëm, por shtoi: “Do t’u thoja të rikthejnë Antony-n, por nuk jam i sigurt sa realiste është kjo.”
Ish-portieri e mbylli deklaratën duke nënvizuar se Antony ende ka potencial për të dhënë më shumë për United, nëse i jepet besimi i duhur. /Telegrafi