Legjenda e Unitedit: Arteta do tërhiqet nga Arsenali për të drejtuar ‘Djajtë e Kuq’

27 shkurt 2024 | 16:20

Mikel Arteta po bën një punë fantastike me Arsenalin, me “Topçinjtë” që ndodhen në garë për titull në Angli.

Gjithsesi, sipas ish-mbrojtësit të Manchester United, Rio Ferdinand, tekniku spanjoll nuk do të qëndrojë përgjithmonë në Londër me “topçinjtë”.

Sipas tij, Arteta do të ishte gati që të merrte drejtimin e Manchester United në fillimin e sezonit tjetër, nëse një ofertë nga “Djajtë e Kuq” do të vinte drejt tij.

“Mikel Arteta do të linte Arsenalin për tu bashkuar me Manchester United, 100%. Askush nuk po thotë që do të ndodhë, por në një ëndërr të çmendur, me United që do t’i japë dorën Ten Hagut dhe emri i Artetës do të ishte i pari në listë, ai do të thoshte: ‘Dëgjoni këtu djema, është emocionuese, por duhet të iki’”, ka deklaruar Ferdinand.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës Kosovës, Gresa Caka -…