Legjenda e Zvicrës lavdëron Granit Xhakën

14 gusht 2025 | 15:42

Stephane Henchoz është një legjendë në Zvicër dhe ai herë pas here komenton formën e futbollistëve që përfaqësojnë helvetikët.

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit ka komentuar edhe për transferimin e Granit Xhakës në Ligën Premier te Sunderland.

Henchoz që luajti për klube të mëdha si Hamburg, Liverpool, Blackburn dhe Celtic tha se u befasua shumë me rikthimin e Xhakës në Angli, pasi mendonte se prishtinasi do të vazhdonte karrierën në Arabi ose do të qëndronte te Leverkuseni.

“Të them të drejtën: Ishte një surprizë e madhe për mua që Graniti u rikthye në Mbretërinë e Bashkuar pas shumë vitesh me Arsenalin. Do të kisha menduar se ai do të shkonte diku në Ligën e Arabisë Saudite dhe do të vendosej. Ose do të qëndronte me Leverkusenin. Dhe tani kjo sfidë e madhe, në ligën më të fortë në botë”.

“Por pse jo? Asnjë pushim në pleqëri, asnjë zonë rehatie. Xhaka dëshiron ta provojë përsëri të luaj në kampionatin më të fortë në botë dhe ai po merr përsipër luftën brutale për të qëndruar në ligë”, tha Henchoz.

50-vjeçari thotë se skuadrat e futura në Ligën Premier janë favorite për të rënë, por ia heq kapelën Granitit që rrezikoi duke nënshkruar me Sunderland pasi Xhaka i dëshiron sfidat.

“Nën një presion të madh. Ekipet e ngjitura vitin e kaluar ranë të gjitha nga kategoria pa lënë gjurmë. Edhe Leicester, me burimet e saj të konsiderueshme, nuk pati asnjë shans. Por nëse e njihni karakterin e lojtarit, e dini: Xhaka i do sfidat, ai i do vështirësitë. Sidoqoftë, ia heq kapelën Granitit”, përfundoi Henchoz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për…