Legjenda franceze ‘shpërthen’ ndaj Viniciusit: Është bërë problem te Real Madridi
Ish-futbollisti francez Emmanuel Petit ka kritikuar ashpër sjelljen e Vinicius Junior te Real Madrid, duke e cilësuar si një problem në rritje për klubin.
Braziliani është ankuar vazhdimisht këto ndeshjet e fundit, duke mos e pranuar as zëvendësimin.
“Vinicius Junior është bërë një problem për Madridin që nga momenti kur humbi Topin e Artë ndaj Rodrit dhe kur Kylian Mbappe iu bashkua skuadrës. Ai ankohet vazhdimisht: ‘Pse gjithmonë unë? Pse më zëvendësojnë? Pse nuk e fitova Topin e Artë?’ Ai po bëhet një problem shumë serioz”.
Sipas tij, dikush duhet të ketë një bisedë të sinqertë me brazilianin për ta kthyer me këmbë në tokë.
“Sikur të isha në dhomën e zhveshjes me të, do t’i thosha hapur: A nuk je i lumtur te Real Madridi, klubi më i madh në botë? Atëherë shko në një klub më të vogël dhe bëhu yll atje”.
Emmanuel Petit
Petit kritikoi edhe mënyrën se si Vinicius kërkon falje publikisht. “Nuk e kuptoj pse lojtarët kërkojnë falje në rrjete sociale. Nëse duan të kërkojnë falje, le t’ia thonë trajnerit, presidentit apo bashkëlojtarëve. Nuk ka nevojë që gjithë bota ta shohë”.
Sipas Petit, edhe Carlo Ancelotti është lodhur nga sjellja e lojtarit.
“Lexova çfarë tha Ancelotti për të. Ai foli pas ‘El Clasicos’ dhe i tha se kishte bërë një gabim. Nëse një trajner si Ancelotti e thotë këtë, atëherë edhe ai është i lodhur nga sjellja e Viniciusit.”
“Mbappe është mbreti. Vinicius është i pakënaqur sepse nuk fiton sa ai dhe sepse ekipi është ndërtuar rreth Mbappes. Edhe Jude Bellingham ishte i frustrur në fillim, por reagoi si profesionist dhe tani po shënon sërish”./Telegrafi




