Legjenda gjermane: Neymari është fals dhe i neveritshëm

24 gusht 2023 | 16:05

Transferimi i Neymarit nga PSG-ja tek Al Hilal vazhdon të jetë një element diskutimi, jo vetëm për angazhimin faraonik të brazilianit, i shoqëruar edhe me një sërë shpërblimesh të çuditshme si shofer gjithmonë në dispozicion, garazh supermakinash dhe një vilë të madhe.

Shumë janë të trishtuar kur shohin një tjetër yll botëror larg Evropës, por ka nga ata që janë “mbi hënë” për shitjen e brazilianit. Ky është rasti i Paul Breitner, një legjendë e futbollit gjerman, i cili foli në mikrofonat e rrjetit gjerman BR në mënyrë të prerë ndaj ish-sulmuesit të

PSG-së: “Faleminderit të dashur sauditë që e bletë Neymarin. Një nga futbollistët të neveritshëm dhe fals nën diellin e viteve të fundit. Një nga ata që bëjnë vetëm teatër, që synon vetëm të shtrihet në fushë. E tmerrshme. Neymar është një bakter, një mikrob mashtrues. Fatmirësisht nuk kam pse ta duroj më atë”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gruaja e Kanye West, Bianca Censori, është shfaqur me një…