Legjenda nuk harrohet: Roma hap derën për rikthimin e Francesco Tottit

05 shkurt 2026 | 16:58

Francesco Totti mund të rikthehet sërish te AS Roma. Ish-kapiteni legjendar i Giallorossëve, i cili ia kushtoi të gjithë karrierën klubit verdhekuq, është sërish në qendër të vëmendjes pas deklaratave të fundit nga Claudio Ranieri.

Totti u tërhoq nga futbolli aktiv në vitin 2017, në një nga momentet më emocionale jo vetëm për tifozët e Romës, por për gjithë botën e futbollit. Pas pensionimit, ai shërbeu si drejtor teknik i klubit nën presidencën e James Pallotta-s, por aventura e tij përfundoi në vitin 2019 për shkak të mosmarrëveshjeve me drejtuesit e atëhershëm.

Tani, një rikthim sensacional nuk përjashtohet. Sipas Sky Sport, Claudio Ranieri, në një intervistë, ka folur hapur për mundësinë e rikthimit të ish-numrit 10:
“Familja Friedkin po e mendon këtë; ai mund të jetë vërtet i dobishëm, sepse Totti është pjesë e Romës,” ka deklaruar Ranieri.

Gazetari i Sky Sport, Paolo Assogna, ka konfirmuar gjithashtu se diskutimet janë në zhvillim e sipër, duke shtuar se ideja e rikthimit të Tottit po merret seriozisht nga drejtuesit e klubit.

Për momentin, mbetet e paqartë se cili do të ishte roli konkret i Tottit nëse rikthehet te Roma. Detaje të tjera pritet të zbulohen nga vetë Ranieri në intervistën e tij për Sky Sport, ndërsa tifozët verdhekuq shpresojnë për një rikthim që do të kishte jo vetëm vlerë simbolike, por edhe praktike për klubin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka…