
Lehtësirat doganore Kosovë-Shqipëri dhe njohje e stazhit të punës, qeveria miraton dy projektligje
26 janar 2022
| 11:34
Qeveria e ka miratuar Projektligjin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për zbatimin e lehtësirave doganore dhe kontrollit të hyrje-daljes së mallrave.
Projektligjin në fjalë për marrëveshjen e nënshkruar në mbledhjen në mes të dy qeverive më 26 nëntor të vitit 2021 e ka prezantuar kryeministri Albin Kurti.
Ndërsa ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kjo marrëveshje parasheh një sërë lehtësirash doganore dhe të tregtisë në mes të dy vendeve.
Po ashtu, ekzekutivi ka miratuar edhe Projektligjin për marrëveshjen e nënshkruar në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë lidhur me çështjen e stazhit të punës dhe pensioneve.