Lehtësirat doganore Kosovë-Shqipëri dhe njohje e stazhit të punës, qeveria miraton dy projektligje

26 janar 2022 | 11:34

Qeveria e ka miratuar Projektligjin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për zbatimin e lehtësirave doganore dhe kontrollit të hyrje-daljes së mallrave.

Projektligjin në fjalë për marrëveshjen e nënshkruar në mbledhjen në mes të dy qeverive më 26 nëntor të vitit 2021 e ka prezantuar kryeministri Albin Kurti.

Ndërsa ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kjo marrëveshje parasheh një sërë lehtësirash doganore dhe të tregtisë në mes të dy vendeve.

Po ashtu,  ekzekutivi ka miratuar edhe Projektligjin për marrëveshjen e nënshkruar në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë lidhur me çështjen e stazhit të punës dhe pensioneve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i Ligës së Parë, Istogu ka njoftuar se e…