Lejohet zhvillimi i aktiviteteve sportive

25 shtator 2020 | 22:10

Ministrja për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi, ka dhënë lajmin e madh për lejimin e zhvillimit të aktiviteteve sportive. Vendimi është marrë nga Qeveria e Kosovës.

“Lajm shumë i rëndësishëm për artistët dhe sportistët tanë, Qeveria jonë ndër të tjera sapo morëm këtë vendim: Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura; stërvitjet dhe garat mund të organizohen në sportet individuale; në hapësirat e mbyllura gjatë stërvitjeve mund të marrin pjesë deri në 30 persona ndërsa në organizimin e garave mund të marrin pjesë deri në 50 persona gjithmonë duke u bazuar në Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID19”, ka shkruar Dumoshi.

Në vendim nuk përmenden sportet ekipore, edhe pse sot filloi edhe Liga e Parë e futbollit.

“Matja e temperaturës është e detyrueshme për të gjithë gjatë hyrjeve në objekte të mbyllura sportive dhe në hapësirat e hapura sportive; – Lejohen fitneset si dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative, në përputhje me Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID19. Matja e temperaturës është e detyrueshme për të gjithë gjatë hyrjeve në objekte”, ka shtuar tutje Dumoshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Antonio Candreva është përforcimi i radhës te Sampdoria. Skuadra e…