Lekaj e Aliu bisedojnë për projektet infrastrukturore të Ferizajt

22 janar 17:41

Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj, u takuat hënë me kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu, me të cilin bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet komunës së Ferizajt dhe Ministrisë së Infrastrukturës.

Ministri Lekaj, e ka falenderuar kryetarin Aliu, për bashkëpunimin cilësor dhe i ka premtuar atij, se edhe Ferizaj, sikurse të gjitha komunat tjera do të ndihmohet në projektet e saja, për aq sa ka mundësi buxhetore dhe në ato projekte që kanë mështetje buxhetore.

“Lekaj, e ka informuar kryetarin Aliu, se Ministria e Infrastrukturës, që kur ai ka ardhë në krye të saj, ka vënë mekanizmat e saj në lëvizje, në mënyrë që projektet që janë prolonguar më herët, të futen në proces dhe të mos vonohen më shumë. Ministri Lekaj, poashtu tha se Ministria e Infrastrukturës mbetet e përkushtuar që t’iu ndihmoi komunave dhe ti mbështesë ato pa dallim”, ëshët thënë në komunikatën për medie të Ministrisë së Infrastrukturës.

Sipas kësaj komunikate, Aliu, e ka falenderuar ministrin Lekaj, për gatishmërinë e treguar që t’i mbështesë projektet e nevojshme dhe që kanë rëndësi për ta si komunë, sidomos ato projekte ku qytetarëve të vendit u ofrohet zgjidhje adekuate, siç është edhe projketi i bashkimit të qytetit, ai për nënkalimin tek hekurudha në qendër të qytetit dhe projekte të tjera që kanë rëndësi vitale për qytetarët e Ferizajt.

Ministri Lekaj dhe kryetari Aliu, janë dakorduar se të gjitha projektet e filluara duhet të përfundohen në bazë të prioriteteve të komunës së Ferizajt dhe rëndësisë që ato kanë për qytetarin dhe Ferizajn.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, vizitoi të hënën…