Lekaj: Familjen Haradinaj nuk e lëkundin dot as fushatat dhe as shpifjet

11 dhjetor 2025 | 13:00

Nënkryetari i AAK-së, kandidati për deputet, Pal Lekaj, ka thënë se ka vite që disa zëra të LV-së e kanë bërë zakon të sulmojnë familjen Haradinaj.

Ai ka thënë se sot, kufiri u tejkalua edhe një herë. “Të vihet në pikëpyetje sinqeriteti i lotit të një nëne që i ka dhënë Kosovës dy dëshmorë e tre luftëtarë të lirisë, është jo vetëm e padrejtë, por e turpshme. Nëna Ruke nuk ka kërkuar asnjëherë vëmendje. Dhimbja e saj nuk është e sotme, ajo është dhimbje e 25 viteve, e peshës së sakrificës që familja Haradinaj e ka mbajtur pa u ankuar kurrë. Ata që sot guxojnë ta interpretojnë lotin e saj si kalkulim politik, flasin më shumë për moralin e tyre sesa për familjen Haradinaj. Këto sulme nuk janë të reja. Të njëjtët njerëz kanë vënë në dyshim luftën, sakrificën dhe nderin e Haradinajve e shumë familjeve tjera që i dhanë gjithçka Kosovës”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Lekaj ka theksuar se nëna Ruke sot në këtë moshë të shtyrë nga ata që nxjerrin vetëm vrerë nga goja të paktën meriton heshtje, respekt dhe një falënderim të sinqertë nga secili që e quan veten qytetar i këtij vendi.

“Prandaj, për ata që kanë dalë sot me akuza të ulëta: ndaloni përdorimin e gjuhës që ndan e përçan. Larg duart nga dhimbja e nënave të Kosovës. Larg duart nga dinjiteti i Haradinajve. Familjen Haradinaj nuk e lëkundin dot as fushatat, as shpifjet. Aq më pak, ata që se duan Kosovën, e historinë e saj të lavdishme”, ka shkruar Lekaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi pësoi humbjen e katërt këtë sezon të mërkurën…