
Lekaj: Kurti është duke e bllokuar Kuvendin
29 maj 2025
| 10:47
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka kritikuar ashpër kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurti për moskonstituim të Kuvendit.
Ai ka thënë se Kurti është duke e bllokuar vetë krijimin e institucioneve.
Lekaj ka thënë se Kurti është në gjendje të bëj gjithçka për të vazhduar qëndrim në pushtet.
“Ky është rekordi i radhës i Qeverisë Kurti: edhe pas zgjedhjeve, pushteti i ngjallë krizë – kësaj radhe duke bllokuar vetë Kuvendin. Po çka nuk bën për të zgjatur edhe pak kohë në kolltuk!”, ka shkruar Lekaj në “Facebook”.