Lekaj: Më kënaqësi pranova ftesën e Kosovës

20 shtator 2019 | 17:02

Marijeta Lekaj është një prej hendbollisteve të reja që janë bashkuar me Kosovën për ndeshjet me Slloveninë (26 shtator) dhe Gjermaninë (29 shtator).

Lekaj luan në Kroaci, ndërsa ka premtuar ta japë maksimumin për ta ndihmuar Kosovën.

“Po ndihem shkëlqyeshëm pasi do të luaj për vendin tim dhe jam shumë e lumtur që më kanë ftuar. FHK-ja më ka kontaktuar përmes federatës kroate dhe unë kam pranuar ftesën menjëherë me shumë kënaqësi”, ka thënë Lekaj. “Aktualisht luaj te klubi Murvica nga Crikvenica. Kam luajtur më parë në tri klube të tjera, kurse aktualisht jam në ligën elitare të Kroacisë. Kam luajtur për të gjitha grupmoshat në regjionin tim, kam shumë gara pas vetes. Luaj në të gjitha pozitat e jashtme, para së gjithash qendër”, ka shtuar Lekaj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet institucionit të Prokurorit të Shtetit…