Lekaj: Nga qeveria nuk po shihet asnjë plan për t’i ndihmuar bizneset

14 qershor 2021 | 12:37

Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka thënë se nga kjo qeveri nuk është duke u parë ndonjë iniciativë apo planifikim ekonomik që do t’iu dilte në ndihmë bizneseve dhe qytetarëve.

“Qytetarët nuk harrojnë që Vetëvendosja ishte ajo që bllokoi me muaj të tërë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike ku sipas jush ishte një ligj i rrezikshëm dhe i palogjikshëm, e siç e dimë mungesa e këtij ligji hedikepoi shumë veprimtari dhe biznese e qytetar dhe se një pjesë të madhe të fajit në këtë proces të humbjeve keni gisht edhe ju si parti madje më shumë se të gjithë. Për keqardhje, atëherë ka pasur për çka të votohet, ndërsa tani nga ministria dhe qeveria nuk po shohim ndonjë iniciative, ide apo planifikim ekonomik për të ndihmuar bizneset, sektorin ekonomik apo qytetarët. Kjo nuk mund të njihet ndryshe përveç një dështim si rrjedhojë e pa planifikimit të një qeveri pa projekte që nuk di të udhëheqë. E për më keq ne si opozitë nuk mund t’i mbyllim sytë sepse pandemia ka krijuar efektet negative gjithandej vendit dhe kjo ka ndikuar në uljen e mirëqenies qytetare”, ka thënë Lekaj në Kuvendin e Kosovës.

Më tutje, Lekaj ka thënë se me Qeverinë Kurti situata është duke u përkeqësuar çdo ditë e më shumë dhe se kjo është duke u vërejtur edhe në pushtetin lokal.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja e parë për ditën e sotme në Kampionatin Evropian…